Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka paralajmëruar mbrojtësin Harry Maguire se vendi i tij në formacionin fillestar nuk është një garanci pavarësisht se është kapiten i skuadrës.
Harry Maguire u la në pankinë nga menaxheri i Manchester United në ndeshjen e fundit të Premier Ligës kundër Liverpool-it, ku ata regjistruan fitoren e tyre të parë këtë sezon.
Duke folur me gazetarët përpara ndeshjes së Manchester United kundër Southampton, Ten Hag ka thënë se “Nuk do të thotë kur je kapiten, je i vendosur për të luajtur gjithmonë, veçanërisht kur ke gjithashtu Varane në skuadrën tënde. Ne kemi opsione si Varane, i cili ishte i jashtëzakonshëm dhe në fazën parasezonale, ne morëm një vendim për ta ndërtuar atë fizikisht, kështu që ai pati një fillim të ngadaltë”, shkruan Goal.
Dyshja e qendërmbrojtësve të Raphael Varane dhe Lisandro Martinez rezultuan të jenë efikasë kundër Liverpool-it dhe trajneri holandez mund të mos dëshirojë të ndryshojë kombinimin fitues në ndeshjet e ardhshme.
Manchester United do të shpresojë të vazhdojë në fitoren e tyre kundër Liverpool-it dhe të marrë tri pikë ndërsa do të përballet me Southampton jashtë shtëpisë të shtunën.