Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nderuar boksierin, Florian Marku me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”.
Kryeministri Rama ka thënë se suksese të tilla e përmirësojnë vendin.
“Është Floriani ai që e nderon këtë godinë me praninë e tij, ne jemi të nderuar të ndajmë disa momente me të tillë shqiptarë dhe nuk kam pse e fsheh, kështu ne përmirësohemi”, është shprehur Rama.
Pasi ka pranuar medaljen, Marku ka treguar rrugëtimin e tij profesional pa lënë anash gjenezën e talentit, aty ku filloi gjithçka.
“Ka qenë ëndrra ime”, ka thënë Marku gjersa ka theksuar se njerëzit mendojnë se suksesi i tij është asgjë tjetër përpos se “fat”
Një nderim i tillë vjen pasi boksieri shqiptar Florian Marku, fitoi kundër meksikanit, Miguel Parra Ramirez në Air Albania Stadium në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, duke fituar kështu titullin “WBC Silver”.