Qeveria e Kosovës pritet që më 1 shtator të fillojë zbatimin e reciprocitetit të targave me Serbinë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se KFOR-i është gati të ndërhyjë nëse kërcënohet stabilitet në Kosovë.
Italia prin me numrin më të madh të ushtarëve në Kosovë, me 635 ushtarë.
Gjithashtu, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin e njëjtë të ushtarëve, 635 ushtarë.
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë takimeve të tij në Kosovë, ka thënë se “gjatë vizitës sime në Prishtinë, Mitrovicë dhe Beograd, kam krijuar përshtypjen se të gjitha palët janë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë krizë”.
Ai, gjithashtu, i është drejtuar Uashingtonit se në rast se dy palët gjejnë zgjidhje kompromisi, atëherë kjo sipas tij i mundëson popullit të Kosovës të jetojë në paqe.