Prindërit e 43 studentëve meksikanë që u zhdukën gati tetë vjet më parë kanë mirëpritur gjetjet e një raporti të fundit të qeverisë që zbuloi se zhdukjet ishin një “krim i shtetit”.
“Për ne, është domethënëse dhe ka elemente pozitive që do të na ndihmojnë të dimë të vërtetën dhe të marrim drejtësi”, thanë familjet në një deklaratë të botuar të premten e 26 gushtit.
Fati i studentëve është një mister i qëndrueshëm, i cili mbetet i pazgjidhur pavarësisht nga vite të tëra shqyrtimi dhe interesi ndërkombëtar.
Studentët kishin vizituar qytetin jugperëndimor të Iguala nga një kolegj mësuesish në Ayotzinapa kur autobusët e tyre u kapën nga policia lokale dhe forcat ushtarake federale në shtator 2014, njofton CNN.
Saktësisht çfarë ndodhi pas kësaj dhe pse mbetet ende e panjohur.
Një raport i qeverisë javën e kaluar i referohej incidentit si një “krim shtetëror”, bazuar në mijëra dokumente, mesazhe me tekst, regjistrime telefonike, dëshmi dhe forma tjera të provave.
Arrestohet ish-prokurori i përgjithshëm i Meksikës për zhdukjen e 43 studentëve