Hoti takohet me Escobarin, diskutojnë për dialogun

Nëkryetari i LDK-së ka njoftuar se është takuar me të dërguarin të posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit në dialog dhe hapat që duhet ndërmarrë në përputhje me vizionin e përbashkët dhe afatgjatë për Kosovën

Foto e postuar në llogarinë e deputetit të LDK-së, Arben Gashi në Facebook

Të premten e 26 gushtit, nënkryetari i LDK-së Avdullah Hoti ka njoftuar se është takuar me të dërguari të posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Vjenë.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se në këtë takim është shoqëruar me deputetin e LDK-së Arben Gashi.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog dhe hapat që duhet ndërmarrë në përputhje me vizionin tonë të përbashkët dhe afatgjatë për Kosovën e integruar plotësisht në strukturat euro-atlantike”, thuhet në postimin e Hotit në Facebook.

Avdullah Hoti ka përfunduar duke thënë se Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika