Dy raketa ruse kanë goditur stacionin e trenit në qytetin ukrainas Kramatorsk në pjesën veriore të Donetsk-ut, ku më shumë se 30 civilë janë vrarë e mbi 100 të tjerë janë plagosur. Këtë e bërë të ditur, kreu i sistemit hekurudhor kombëtar të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin.
Guvernatori rajonal i Donetskut Pavlo Kyrylenko, thotë se policia dhe ekipet e shpëtimit kanë raportuar dhe ndodhen në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të plagosurit.
Sipas guvernatorit të Donetsk-ut, stacioni po përdorej për evakuimin e civilëve, e që në stacion ndodheshin me mijëra qytetarë të cilët ishin në radhë për t’u larguar nga Kramatorsk për në zona më të sigurta të Ukrainës.
Ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se stacioni i trenit të premten është goditur nga një raketë tip “Tochka-U”.
Sipas kreut të Hekurudhave të Ukrainës derisa tre trena që po transportonin të evakuuarit, të enjten ata u bllokuan në po të njëjtën pjesë të Ukrainës, pas një sulmi ajror në linjë.
Në median sociale “Twitter” janë publikuar video, ku shfaqeshin pamjet nga stacioni, që shihen një numër i madh njerëzish, që rrinin në radhë, për të hipur në tren.
Kramatorsk ishte një nga stacionet në lindje të vendit që ende funksiononte. Qyteti lindor i Kramatorsk ishte një nga vendet e para që u vu në shënjestër nga ushtria ruse kur pushtimi i Ukrainës filloi më 24 shkurt.