Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo e fundit ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse-dalëse për qytetarët e Kosovës.
“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, ka shkruar Borrell.
Po ashtu, ai ka thënë se serbët në Kosovë tani si të gjithë qytetarët e tjerë do të udhëtojnë lirshëm ndërmjet dy shteteve, duke përdorur letërnjotimet e tyre.
Ndërsa, Borrell ka treguar se vendimin për këtë zbatim të marrëveshjes BE-ja e ka marrë edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ndërkaq, sipas tij ky vendim është një zgjidhje evropiane, dhe i ka përgëzuar të dy liderët e shteteve për marrjen e vendimit dhe udhëheqjen e tyre.
“Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i përgëzojmë të dy liderët për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre”, ka shkruar tutje Borrell, në rrjetin social Twitter.
We have a deal.
Under the EU-facilitated Dialogue, Serbia agreed to abolish entry/exit documents for Kosovo ID holders and Kosovo agreed to not introduce them for Serbian ID holders.
(1/2)
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 27, 2022
Gjithashtu, gjatë ditës së shtunë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se vendimi për targat do të nisë të zbatohet më 1 shtator.
Sa për dokumentet, ai ka thënë se ato do të pranohen, në qoftë se nuk interpretojnë pavarësinë e Kosovës. Ndërsa, ka kërkuar që nga ky vendim për dokumentet hyrje-dalje të përjashtohen serbët që jetojnë në Kosovë.
Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator