Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së bashku me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të premten kanë udhëtuar në Ukrainë për ta takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
“Presim me padurim për në Kiev,” ka shkruar von der Leyen në Twitter, që shfaqet afër një stacioni të trenit me ngjyra ukrainase, e shoqëruar nga Borrell dhe kryeministri sllovak Eduard Heger.
Ndërsa, Borrell ka shkruar “Duke shkuar në Kiev” në postimin e tij në twitter të shoqëruar me një fotografi të dy zyrtarëve të BE-së.
Looking forward to Kyiv.@JosepBorrellF @eduardheger pic.twitter.com/YFAgGr5Tlc
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 8, 2022
Heger ka treguar se të tretë janë tashmë në Ukrainë, dhe se qëllimi i vizitës së tyre është të diskutojnë propozimet e tyre për të ndihmuar Ukrainën në krye me presidentin, Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin, Denys Shmyhal.
Ai ka shtuar se, janë aty për të ofruar opsione për transportin e drithërave dhe të ketë progres në përdorimin e qendrës humanitare të Sllovakisë.
In #Ukraine w/ @vonderleyen & we'ready to discuss our proposals for helping 🇺🇦 w/ @ZelenskyyUa & @Denys_Shmyhal. To help getting #EU perspective by creating a #ReformTeam. To offer options for transporting #grains, incl.#wheat & to increase the use of 🇸🇰#HumanitarianHub. pic.twitter.com/qvm2cxJ9xV
— Eduard Heger (@eduardheger) April 8, 2022
Von der Leyen ka konfirmuar planet e saj për të vizituar kryeqytetin ukrainas të enjten, duke u thënë gazetarëve : “Dua të dërgoj një mesazh shumë të fortë të mbështetjes së palëkundur për popullin ukrainas dhe luftën e tij të guximshme për vlerat tona të përbashkëta.”
Ky udhëtim nga udhëheqësit e BE në Ukrainë, vjen një ditë pasi vendet anëtare ranë dakord për një raund të pestë sanksionesh kundër Moskës .
Masat përfshijnë, një embargo ndaj qymyrit rus, një ndalim të eksporteve në Rusi duke përfshirë mallra të teknologjisë së lartë deri në 10 miliardë euro, mbylljen e porteve të BE-së për anijet me flamur rus dhe kufizime të mëtejshme për bankat kryesore.
Udhëheqësit e Polonisë, Sllovenisë dhe Çekisë, ishin të parët që bënë udhëtimin në Kiev më 15 mars për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën, e cila është sulmuar nga Rusia që nga 24 shkurti.
Udhëtimin në kryeqytetin ukrainas e ka bërë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Von der Leyen dhe Borrell , të shtunën do të udhëtojnë në Varshavë, për të marrë pjesë në ngjarjen “Stand Up For Ukraine”, për popullin ukrainas.