Kur do të përfshihet SHBA-ja direkt në dialog?

I dërguari i posaçëm amerikan për BE-në, Gabriel Escobar e ka bërë të qartë edhe një herë momentin kur Amerika do të përfshihet në çështjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë. Roli i saj në këtë process është mjaftë domëthenës e sidomos në fazën përfundimtare thonë njohësit e çështjeve politike

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi mundësinë që sekretari Antony Blinken është i gatshëm të angazhohet më shumë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, pa kaluar shumë kohë, është i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ai që hedh poshtë një gjë të tillë.

Këta të fundit duket se e kanë të qartë momentin kur do të ndërhyjnë në këtë proces.

“Nuk ka thënë se do t’i bashkohet procesit të negociatave, por se është i gatshëm të bëjë disa thirrje, të mbështesë procesin e negociatave dhe të çojë në bashkëpunim më të ngushtë mes palëve negociuese”, ka deklaruar Escobar.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

 

Për njohësin e çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, kjo është edhe një porosi nga SHBA-ja karshi procesit të dialogut.

“Amerikanët kanë insistuar që dialogu mos të përkufizohet në dialog vetëm në targa pasi ato janë dytësore por do të jenë ndihmës në rast se flitet për marrëveshje përfundimtare dhe kjo është një porosi për palën kosovare dhe BE-në”, ka thënë Maliqi.

Shkëlzen Maliqi

Aktualisht, Amerika nuk është e kyçur direkt në dialog. Por, sipas njohësit tjetër të këtij procesi, Gazmir Raci, SHBA-ja e ka të qartë se kur duhet ta ndërmarrë këtë hap.

“Më rendësi është që Amerikanët janë rikthyer në dialog se bashku më Bashkimin Evropian e dyta është së ndërmjetësit amerikan s’mund të jenë në çështje teknike pasi Bashkimi Evropian është i mandatuar për të lehtësuar  këtë dialog. Është folur për një kornizë kohore e cila është  lidhur më mandatin e  parë të Biden. Kur ja zgjatën mandatin Lajcakut, që brenda 18 muaj të shkohet në një marrëveshje final, pres që kjo të ndodhë. Amerikanët do të vazhdojnë të jenë jashtë sallave të takimeve por pa rolin e tyre nuk ka as një progres në dialog”, ka deklaruar Raci.

Deklaratat e president serb, Aleksandar Vuçiq rreth zbatimit të reciprocitetin, që në Kosovë u vlerësuan si sinjale të tërheqjes së tij.

Por, analisti Maliqi thotë se ato janë pjesë e retorikës serbe.

“Ky është qëllim i njohur i Serbisë pasi ata nuk e njohin Pavarsinë e Kosovës dhe vazhdimisht insistojnë në tërsinë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel siç është Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe. Tash se fundi kanë rinisur bisedimet dhe negociatat dhe ende nuk po e kapin esencën, mendoj se ideja e palës Amerikanë është që kjo punë të kryhet sa më shpejt deri në dhjetorë dhe të fillojnë negociatat më serioze”, është shprehur Maliqi.

Më 1 shtator, Kosova pritet të rikthejë në fuqi vendimin për regjistrimin në RKS të veturave që kanë targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika