Kurti pas marrëveshjes: Më nuk do të ketë pengesa e vonesa në kufirin me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas arritjes së marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, èshtë shprehur se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për dokumente hyrëse-dalëse, ka thënë se më nuk do të ketë pengesa e vonesa në kufirin me Serbinë.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë”, ka shkruar ai.

Ndërsa, Kurti ka thënë se diskutimi parimor në Bruksel është reciprociteti, dhe se sipas tij zgjidhjet normalizuese duhet të kenë reciprocitet përbrenda.

Po ashtu, ai i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe durimin.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit. Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Ndërkaq, kreu i shtetit i ka falënderuar edhe ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë – Serbi.

“Falënderoj ndërmjetësit, zotërinjtë Borrell, Lajçak dhe Escobar, e sidomos ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin”, ka shtuar Kurti në postimin e tij.

Ndërsa, Kurti në postimin e tij në Twitter para disa orëve nuk e ka përmendur arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, por, ka thënë se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore.

Po ashtu, ai ka treguar se javën e kaluar ka diskutuar për masat reciproke, për targat e makinave dhe dokumentet e hyrje-daljeve me Serbinë, por edhe për fuqinë e re të Kosovës për punë, të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë.

“Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore”, ka shkruar Kurti në Twitter, ndërsa, ka shpërndarë një intervistë që ka dhënë javën e kaluar për “Die Welt”.

Lajmin se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, për dokumentet hyrëse-dalëse për qytetarët e Kosovës, e ka bërë të ditur përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Kurti: Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika