Marrëveshja e arritur mes Serbisë dhe Kosovës ka sjellur reagime nga liderët ndërkombëtarë, të rajonit dhe liderëve shtetërorë.
Pas arritjes së marrveshjes mes dy vendeve ka reaguar dhe kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Unë mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e arritur në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian sot, për të siguruar një udhëtim të qetë midis Serbisë dhe Kosovës, në interes të njerëzve”, shkruan Michel në Twitter.
Nga liderët ndërkombëtarë ka reaguar dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell duke thënë se kryeministri Kurti ka dhënë garanci për serbët e Veriut, por sipas tij problemi tashmë është tek çështja e targave.
Borrell ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për udhëheqjen në dialog.
Borrell reagon me video, thotë që Kurti ka dhënë garanci për serbët e Veriut
Për arritjen e marrëveshjes ka reaguar dhe ish-ndërmjetësuesi amerikan për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell duke thënë se kryeministri Kurti është duke arritur dhe shpreson se kryeministri Kurti do të fillojë të zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme.
Grenell: Kurti ra dakord për çfarë Thaçi ka rënë dakord vite më parë