Pajisje për prodhim të kriptovalutave janë konfiskuar nga oficerët doganorë të Kosovës, në një objekt banimi në Podujevë.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, në këtë banesë janë gjetur mallra ilegale të kontrabanduara si 23 copë “Ant-Miner El 3” dhe 13 shtëpiza “1 st cool”.
“Të gjitha pajisjet ishin në funksion për prodhim të kriptovalutave. Me këtë rast përpos mallit të kontrabanduar zyrtarët doganorë kanë vërejtur edhe një lidhje të dyshimtë në rrjetin e rrymës elektrike dhe kane njoftuar edhe zyrtarët e KEDS, të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar se kemi të bëjmë me kyçje ilegale dhe vjedhje të rrymës elektrike. Sipas konstatimeve preliminare, vjedhja e energjisë elektrike është mbi 40.000 mijë euro”, ka bërë të ditur Dogana e Kosovës.
Bëhet e ditur se malli është sekuestruar nga Dogana si i kontrabanduar, ndërsa rasti është trajtuar sipas procedurës kundërvajtëse.