Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve ndërmjet të dyja vendeve është mirëpritur nga Komisionari evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi ka thënë se shpreson që marrëveshja në mes të të dyja vendeve të jetë një fillim i një epoke të re e njëherësh, edhe një përparim i dialogut.
“E mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të sinjalizojë një epokë të re të përparimit të vërtetë në dialog, bazuar në marrëveshje dhe zbatim të ndërsjellë”, shkroi ai gjersa ka shpërndarë fjalimin e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, mbi këtë marrëveshje.
I welcome the agreement on free movement between #Kosovo and #Serbia and I sincerely hope this signals a new era of real progress in the dialogue, based on mutual agreements and implementation. https://t.co/F1peKUKC3C
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) August 28, 2022
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës.
We have a deal.
Under the EU-facilitated Dialogue, Serbia agreed to abolish entry/exit documents for Kosovo ID holders and Kosovo agreed to not introduce them for Serbian ID holders.
(1/2)
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 27, 2022
Sipas tij, ky vendim është një zgjidhje evropiane. Borrell ka përgëzuar të dy liderët e shteteve për marrjen e vendimit dhe udhëheqjen e tyre.
Borrell: Kemi marrëveshje, Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës