Turqia mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet hyrëse-dalëse

Turqia mirëpret marrëveshjen e re sa i përket kalimit kufitar midis Kosovës dhe Serbisë, ka thënë të dielën Ministria e Jashtme e këtij vend

Ilustrim

Turqia ka mirëpritur marrëveshjen e re midis Kosovës dhe Serbisë për reciprocitetin e dokumenteve.

Kështu ka bërë të ditur të dielën ministria e Jashtme e Turqisë, ku thuhet se Turqia shpreson që palët të dakordohen edhe për çështje të tjera, duke përmendur reciprocitetin e targave.

“E mirëpresim marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për pikat kufitare me letërnjoftime. Shpresojmë që palët sa më parë të bien dakord për çështje të tjera, veçanërisht për çështjen e targave”, thuhet në deklaratën e ministrisë, shkruan Anadolu Agency.

Ndërkaq, minisri i Jahstën turk, MevlutCavusoglu, teksa ka folur me homologët e tij nga Kosova dhe Serbia në përpjekje për të zbutur tensionin, ka thënë se Turqia ka vazhduar t’u bëjë thirje të dy palëve që të veprojnë me përmbajtje.

“Turqia, si një vend ballkanik, i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe mbështet zgjidhjen e problemeve përmes dialogut, si dhe iniciativat për këtë qëllim. Turqia do të vazhdojë të përpiqet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, është shprehur ai.

Ndryshe, të shtunën e 27 gushtit, Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për një politikë të re kufitare nën një proces dialogu të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka njoftuar shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.

Në një intervistë për “BBC Ëorld Service”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se një veprim i tillë bëhet në kuadër të respektimit të ligjit e njëherësh, edhe të reciprocitetit.

“Më 1 tetor shpresojmë që të mos kemi dokumente që nuk janë legjitime, pos atyre të njohura si ‘RKS’ apo Republika e Kosovës. Një gjë e tillë nuk është kundër serbëve, por po bëhet për respektim të ligjit dhe të reciprocitetit”, tha Kurti.

Ai ka bërë të ditur se lëshimi i dokumenteve për 19 orë, është kryer pa incidente e ankesa.

Sipas Kryeministrit Kurti, një marrëveshje e tillë vjen si rezultat i kontributit të shefit të BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell, të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Gjersa ka falënderuar popullin e Kosovës për durimin dhe mbështetjen, ai ka thënë se pas përfundimit të luftës, një pjesë e serbëve mbeti në Kosovë, pjesë kjo e cila shfrytëzoi dokumentet dhe targat e kohës së ish-presidentit serb, Slobodan Milosheviq.

Të dielën e 28 gushtit, Vuçiq ka deklaruar se Serbia ka arritur të nxjerrë më të mirën e mundshme nga marrëveshja me Kosovën.

“Albin Kurti tha sot se pret që deri në tetor të mos ketë më targa të pavlefshme në Kosovë. Kjo do të thotë se ai dëshiron konflikte dhe probleme të vazhdueshme”, u shpreh Vuçiq.

Sipas presidentit serb, marrëveshja për dokumentet e hyrje-daljes është verbale sepse është marrëveshje e nënshkruar më 2011, në kuadër të dialogut në Bruksel.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika