Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në rrjeti e tij social Facebook ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me gjeneralin Wesley Clark.
Sipas Mehaj-it gjenerali Clark, i ka thënë se ai do të jep përkrahjen e pakursyer për Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës.
“Në bisedën e sotme telefonike me Gjeneral Clark, diskutuam për zhvillimet e fundit gjeopolitike, me fokus në rolin e Kosovës në këto rrethana sfiduese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj.
“Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për Heroin tonë, Gjeneral Clark dhe të gjithë autoritetet vendim-marrëse amerikane për gjithçka që keni bërë dhe jeni duke bërë për Kosovën dhe botën demokratike”, ka shtuar ai.
Mehaj ka përfunduar duke thënë se qytetarët e Kosovës nuk harron mbështetjen e gjenerali Clark, “prandaj është dhe do të jetë si një trup i vetëm gjithmonë përkrahë jush, si vendi dhe populli më proamerikan në botë”.