Të hënën e 29 gushtit, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se nuk e di se çfarë do të ndodhë më 1 shtator, pasi sipas saj, do të jetë një periudhë e paqëndrueshme për Kosovën, meqenëse ende nuk është arritur një marrëveshje për targat.
“Ne nuk jemi marrë vesh për asgjë për targat. Albin Kurti nuk është i gatshëm për asnjë kompromis, kemi propozuar zgjidhje të caktuara dhe bisedimet janë ende në vazhdim”, ka thënë ajo për mediumin serb, RTS1.
Ajo ka thënë se Kurti nuk dëshiron kompromis duke shtuar se “Kurti nuk dëshiron paqe dhe është i gatshëm që problemet e brendshme t’i mbulojë me jostabilitet në veri”.
Ndryshe, më 29 qershor, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet me targa që bartin akronimet e qyteteve të Kosovës dhe që lëshohen nga autoritetet në Serbi.
Ndërkaq, më 27 gusht, është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Serbia ka rënë dakord t’i shfuqizojë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës.
Borrell: Kemi marrëveshje, Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës