Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën e 27 gushtit, është raportuar se pesë persona e kanë dhunuar një grua në Prishtinë.
Në raportin e policisë thuhet se pas intervistimit, viktima është dërguar në një strehimore.
Ndërkaq, pesë të dyshuarit, pasi janë intervistuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, duke mos dhënë më shumë detaje.