Të hënën e 29 gushtit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku.
Në këtë takim është diskutuar për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë sekondare.
“Punimet për Spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai ka thënë se gjatë këtij takimi së bashku me minstrin Latifi janë dakorduar që të kenë një bashkëpunim të ngushtë në krijimin e një institucioni dhe sistemi të mirëfilltë shëndetësor, i cili do të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarët e Prishtinës.