Ministria e Arsimit në Shqipëri njofton se viti i ri shkollor do të nisë me abetaren e përbashkët

Ministria e Arsimit në Shqipëri ka njoftuar se Abetarja e Përbashkët Unike tashmë është gati, dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Të hënën e 29 gushtit, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar se viti i ri shkollor do të fillojë me Abetaren e Përbashkët Unike.

“Sot është dita e parë që mësuesit tanë në të gjithë vendin kthehen nga pushimet dhe fillojnë intensivisht punën për t’u përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ajo ka thënë se ky vit shkollor nuk mund të niset mbarë pa trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, e cila nga shtatori do të jetë në duart e çdo vogëlushi.

“Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren Arbërie Nagavci në ditën e parë të shkollës në Kosovë, ku prej andej do të nisim promovimin e risisë më të bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit”,  ka thënë ministrja Evis Kushi.

Po ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar nxënësit dhe mësuesit për abetaren e përbashkët.

“GËZUAR ABETAREN E PARË TË UNIFIKUAR, krijesë e bashkimit të vullneteve të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, për të gjithë fëmijët shqiptarë këtej e andej bjeshkëve, e kudo ata ndodhen”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndërkaq më 20 gusht, ministrja Nagavci kishte bërë të ditur se ministrja e Arsimit në Shqipëri do të jetë prezente në fillimin e vitit të ri shkollor në Kosovë për të përuruar abetaren e përbashkët, dhe njëjtë do të jetë edhe Nagavci në Shqipëri.

Ndryshe, shtëpitë botuese “Pegi” nga Shqipëria dhe “Dukagjini” nga Kosova janë shpallur fituese të konkursit për botimin e Abetares së përbashkët, mbarëkombëtare.

Abetarja e përbashkët mbarëkombëtare do të jetë në duart e nxënësve më 1 shtator 2022, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Përzgjedhja e shtëpive botuese fituese është bërë më 31 maj.

Sidoqoftë, nga ajo datë, ka nisur periudha prej 15 ditësh për ankesa, në rast se kanë të tilla shtëpitë e tjera botuese.

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri është rezultat i mbledhjes dhe marrëveshjes së dy qeverive, në nëntor të vitit 2021.

Kjo abetare do të jetë e dyta pas vitit 2012, kur ishte përzgjedhur abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Megjithatë, derisa në Kosovë përdorej një, në Shqipëri ishin lënë disa sosh si opsione, duke bërë të mos ketë një abetare të njëjtë.

Ndërkaq, më 20 qershor, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se botuesi për botimin e Abetares së përbashkët tashmë është zgjedhur.

Konfirmohet se nga një shtatori fëmijët do të kenë një abetare të përbashkët mbarëkombëtare

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika