Shërbimi është planifikuar të nisë versionin beta deri në fund të vitit të ardhshëm në zona të zgjedhura.
Telefonat celularë do të lidhen me satelitët e rinj Starlink të SpaceX vitin e ardhshëm, duke ofruar lidhje rreth 2 deri në 4 megabit(gjithsej) për sekondë në një zonë të caktuar mbulimi, kanë njoftuar CEO i T-Mobile, Mike Sievert dhe CEO i Tesla, Elon Musk.
Për të ofruar këtë shërbim, kompanitë do të krijojnë një rrjet të ri, që do të transmetohet nga satelitët e Starlink duke përdorur spektrin e brezit të mesëm të T-Mobile në mbarë vendin.
Ky shërbim satelitor për celular do të ofrojë mbulim pothuajse të plotë kudo që klienti mund të shohë qiellin, tha në një deklaratë të enjten vonë kompania amerikane e telekomit T-Mobile.
Kjo do t’i ndihmojë njerëzit të dërgojnë mesazhe MMS dhe madje të përdorin “aplikacionet e zgjedhura të mesazheve” sa herë që kanë një pamje të qartë të qiellit.
Shërbimi është planifikuar të nisë në beta deri në fund të vitit të ardhshëm në “zona të zgjedhura”.
“Më shumë sesa thjesht një aleancë inovative, kjo përfaqëson dy shpikës që tronditin industrinë dhe sfidojnë mënyrat e vjetra të të bërit të gjërave, për të krijuar diçka krejtësisht të re që do të lidhë klientët dhe do të trembë konkurrentët”, tha Sievert.
Sipas Musk, Starlink V2, që do të lançohet vitin e ardhshëm, “do të transmetojë drejtpërdrejt në telefonat celularë, duke eliminuar zonat e vdekura në mbarë botën”.
“Vini re, lidhja do të jetë 2 deri në 4 Mbit për zonë celulare, kështu që do të funksionojë shkëlqyeshëm për mesazhet dhe thirrjet zanore, por jo me gjerësi të lartë,” shkroi ai në Twitter.
Musk tha se Tesla do të përdorë gjithashtu teknologjinë e re për veçorinë premium të lidhjes në makinat e saj elektrike.
Duke shfrytëzuar Starlink, grupet e satelitëve të SpaceX në orbitën e ulët të Tokës, dhe rrjetin pa tel lider në industrinë e T-Mobile, transportuesi planifikon të ofrojë mbulim pothuajse të plotë në shumicën e vendeve në SHBA, madje edhe në shumë nga vendet më të largëta të paarritshme më parë nga sinjalet e celularit tradicional.
“Nga mesi i Luginës së Vdekjes deri te Malet e Madhe Smokey apo edhe zona e vdekur e vazhdueshme e lagjes, T-Mobile dhe SpaceX kanë një vizion për t’u dhënë klientëve një shtresë shtesë të rëndësishme të lidhjes në zonat që më parë nuk ishin të arritshme nga sinjalet celulare nga çdo ofrues”, tha kompania.
Shumica dërrmuese e telefonave inteligjentë tashmë në rrjetin e T-Mobile do të jenë në përputhje me shërbimin e ri duke përdorur radion ekzistuese të pajisjes.
“Gjëja e rëndësishme për këtë është se kjo do të thotë se nuk ka zona të vdekura askund në botë për telefonin tuaj celular”, tha Musk.
Për më tepër, CEO-të ndanë vizionin e tyre për zgjerimin e ‘Mbulimit Mbi dhe Përtej’ në nivel global, duke lëshuar një ftesë të hapur për operatorët botërorë për të bashkëpunuar për lidhje të vërtetë globale.