RrGK kërkon shqiptim të masës së paraburgimit deri në vendimin e prerë dhe jo lirim pas 48 orësh

RrGK kërkon shqiptimin e masës së paraburgimit deri në vendim të gjykatës për të dyshuarit e dhunimit seksual ndaj të miturës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), teksa ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dhunimin seksual ndaj të miturës 11 vjeçe, ka kërkuar shqiptimin e masës së paraburgimit deri sa të merret një vendim i prerë nga gjykata dhe jo të lirohen pas 48 apo 24 orësh.

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, në një përgjigje me shkrim për Portalin Dukagjini ka thënë se prokurori i shtetit e ka caktuar masën e parabaurgimit për dy persona të dyshuar.

Për njërin nga të dyshuarit është kërkuar masa e paraburgimit prej 48 orëve, kurse për tjetrin, i cili sipas prokurorisë, është i moshës së mitur, 24 orë. Të dy personat dyshohen se e kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes këtij reagimi ngre zërin që ndaj të dyshuarve për kryerjen e veprës penale ‘dhunim’ në datën 27 gusht të këtij viti në Prishtinë, t’i shqiptohet masa e paraburgimit deri sa të merret një vendim i prerë nga gjykata dhe jo të lirohen pas 48 apo 24 orësh”, thuhet në reagimin e RrGK-së.

Po ashtu, RrGK ka bërë thirrje që të dyshuarit pas vlerësimit të provave të marrin dënimin meritor konform peshës së veprës.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nenit 227, theksohet se “Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy deri në 10 vjet… ndërsa në rastet kur viktima është e mitur dënimi duhet të jetë jo më pak se pesë vjet deri në 20 vjet burgim efektiv”, vijon reagimi.

Ndërkohë, sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore, në mbi 70 për qind të rasteve të dhunimeve seksuale viktima janë vajzat e mitura.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pesë persona dyshohen se e kanë dhunuar seksualisht një të mitur në komunën e Prishtinës.

Kallxo.com, ka mësuar se viktima është vajzë e mitur e moshës 11-vjeçare.

Sipas mediumit në fjalë, dhunimi ka ndodhur nga ora 17:30 deri në 00:33, kështu viktima ka qenë viktimë e dhunës seksuale për shtatë orë.

Gjykata Themelore e Prishtinës, për Rtv Dukagjinin e ka konfirmuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit.

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, në një përgjigje me shkrim për Portalin Dukagjini ka thënë se prokurori i shtetit e ka caktuar masën e parabaurgimit për dy persona të dyshuar.

Për njërin nga të dyshuarit është kërkuar masa e paraburgimit prej 48 orëve, kurse për tjetrin, i cili sipas prokurorisë, është i moshës së mitur, 24 orë.

Të dy personat dyshohen se e kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy persona të dyshuar, personi madhor është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa i mituri në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘Dhunimi’, si dhe, ndaj të njëjtëve Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.

Ulaj ka bërë të ditur se për rastin në fjalë, janë “duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me të gjitha institucionet relevante”.

Tutje, ajo ka shtuar se meqë rasti ka të bëjë me procedurë për të mitur, nuk mund të jepen informata të tjera, për shkak të ruajtjes së integritetit të të miturve në procedurë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika