Artan Hoxha zbulon SMS-në e fundit të Ervis Martinajit ku ai i kishte ofruar 50 milionë euro për ta liruar

Sipas gazetarit Artan Hoxha, zhdukja e Ervsi Martnajt dyshohet se ka gisht një skuadër me uniforma si të skuadrës speciale të policisë. Më tej ai ka publikuar një video ku dyshohet që është Martinaj duke ofruar 50 milionë euro vetëm për ta liruar

Gazetari, Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha, ka nxjerre detaje për zhdukjen e Ervis Martinajt, e cila end është mister. Ku sipas  tij në botën e krimit ka qarkulluar edhe një video ku shihet një person, por nuk dallohet qartë nëse është në të vërtete Ervis Martinaj.

“Në një fragment në këtë video personi që duket në të, thuhet se u ka ofruar 50 milionë euro personave që e kanë rrëmbyer vetëm që të lirohet”.

Hera e fundit kur ishte parë Ervis Martinaj, ka qenë në “trekëndëshin e Bermudës” Tiranë-Fushë Krujë-Durrës, sipas Hoxhës.

Tuje ai ka thënë se “në mbrëmjen e 9 gushtit të  vitit 2022, kishte  shkuar në një banesë të një personi shumë të fuqishëm, duke kërkuar të bënte aleancë me të. Por në këtë banesë papritur kanë shkuar një skuadër me uniforma si të skuadrës speciale të policisë. Në një moment ka shkuar edhe një mesazh në familjen e Ervis Martinaj duke u kërkuar që të bëjnë kujdes së mund të ketë kontrolle në banesë.

Sipas Hoxhës skuadra me uniformë speciale të policisë është prerë në besë dhe është shitur nga ata që e kishin ftuar në banesë. Skuadra në fjalë e kanë marrë Martinaj dhe e kanë transportuar në një vend të sigurt.

Hoxha ka shtuar po ashtu se skuadra që dyshohet se ka marrë Ervis Martinaj, ka dalë vetëm 5 herë në qarkullim dhe në këto lëvizje goditjet kanë qenë precize.ABC News

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika