Megjithëse sipas tij ka mënyra të tjera për të arritur deri tek njohja, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se mbështet plotësisht Kosovën në kërkesën e saj.
Gjersa ka folur para gazetarëve përgjatë qëndrimit të tij në Slloveni si rrjedhojë e prezencës së tij në Forumin Strategjik të Bledit, ai ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk duhet të humbasin kohë dhe se të njëjtat duhen zgjidhur problemet në mes vete.
Ai ka theksuar se nuk ka asnjë mospërputhje në mes autoritetit të Shqipërisë dhe Kosovës në qëndrim ndaj Beogradit.
“Nuk ka një gjë të tillë si autoritetet shqiptre dhe kosovare por ka shqiptarë në Shqipëri dhe Shqipëtarë në Kosovë. Nuk ka mospërputhje. Natyrisht kemi disa dallime, çka është nromale sepse jemi dy shtete të ndryshme dhe e mbështesim plotësisht Kosovën dhe autoritetet kosovare kur vjen fjala për kërkesën e tyre këmbëngulse për njohje, por kemi një pikëpamje ndryshe se si mund të arrihet deri aty”, KA THëNë Kryeministri Rama gjersa ka theksuar se Shqipëria është pro bashkëpunimit dhe arritjes së qëllimeve hap pas hapi.
Rama nuk ka lënë anash as çështjen e liberalizimit të vizave ndaj qytetarëve të Kosovës, përcjell KP.
“Nga ana tjetër, sa i takon Serbisë dhe Kosovës, mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza, ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar, ndaj çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng dhe ky është një paradoks mjaft i rëndë dhe i turpshëm i kohëve tona”, ka thënë ai gjersa ka thënë se për dialogun Kosovë-Serbi, “nuk ka vlerë të humbasin kaq shumë kohë dhe energji, në vend që të ulemi e të zgjidhim problemet siç u ulën në fund të fundit”.
Aktualisht, Kryeministri Rama po qëndron në Slloveni në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit si projekt i qeverisë sllovene. Pjesë e këtij forumi, do të jetë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.