Haxhiu: Është tronditës fakti që fëmijët, vajzat dhe gratë ende nuk janë të sigurt, sepse dhunuesit qëndrojnë në liri

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë ka reaguar  duk thënë se dhunuesit po lihen të lirë prandaj numri i viktimave është në rritje. Tutje ajo iu ka bërë thirrje shoqërisë që ta ndryshojnë këtë gjendje së bashku me institucionet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për rastin e dhunimit të një 11 vjeçare në Prishtinë nga 5 persona të dyshuar.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka theksuar se pavarësisht raportimeve të shumta të dhunës ndaj vajzave dhe grave, kryerësit e veprave të tilla po vazhdojnë të jenë në liri.

“Edhe një krim tjetër. Edhe një viktimë. Edhe shumë dhunues të lirë. Është tronditës fakti që fëmijët, vajzat dhe gratë ende nuk janë të sigurt, sepse dhunuesit qëndrojnë në liri, sepse nuk shqiptohen dënimet meritore, sepse ende krime të tilla të rënda nuk trajtohen seriozisht dhe ende tentohet të normalizohen, heshtën e harrohen”, ka shkruar ajo.

Më tej ajo ka thënë se ky është realiteti në shoqërinë kosovare, i cili duhet të ndryshohet, por sipas saj, për këtë duhet angazhim serioz i institucioneve bashkërisht dhe i gjithë shoqërisë.

“Ftoj institucionet relevante që të trajtojnë këtë krim të rëndë, duke dëshmuar sa më parë përkushtim dhe rezultat në përndjekje dhe ndëshkim ndaj dhunuesve të të gjitha formave”, ka thënë ministrja e këtij dikasteri teksa shtoi se “Policia duhet të sigurojë lirinë e qytetarëve dhe gjykatat duhet të veprojnë, ato nuk duhet ta vështirësojnë tutje jetën qytetare me lirim të kriminelëve”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika