Haradinaj: Shteti të marrë masa më të rrepta ndaj dhunuesve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të marrë masa më të rrepta ndaj kryerësve të veprës penale “Dhunimi”

Ramush Haradinaj

Ngjarje të tmerrshme e monstruoze e ka konsideruar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Teksa është shprehu i shqetësuar nga kjo ngjarje “çnjerëzore”, Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë organet përkatëse duhet të marrin masat më të rrepta ndaj kryerësve të veprës.

“E tmerrshme ngjarja monstruoze e dhunimit të vajzës 11 vjeçe. Jashtëzakonisht i shqetësuar nga kjo ngjarje çnjerëzore. Duhet te reflektojmë për të parë ku jemi e çfarë duhet bërë që asnjë fëmijë të mos e ketë një fat të tillë.  Asnjë dhunues nuk duhet të jetë i lirë”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se “duhet të reflektojmë thellë e shteti të marrë masat më të rrepta ndaj dhunuesve”.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pesë persona dyshohen se e kanë dhunuar seksualisht një të mitur në komunën e Prishtinës.

Kallxo.com, ka mësuar se viktima është vajzë e mitur e moshës 11-vjeçare.

Sipas mediumit në fjalë, dhunimi ka ndodhur nga ora 17:30 deri në 00:33, kështu viktima ka qenë viktimë e dhunës seksuale për shtatë orë.

Gjykata Themelore e Prishtinës, për Rtv Dukagjinin e ka konfirmuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit.

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, në një përgjigje me shkrim për Portalin Dukagjini ka thënë se prokurori i shtetit e ka caktuar masën e parabaurgimit për dy persona të dyshuar.

Për njërin nga të dyshuarit është kërkuar masa e paraburgimit prej 48 orëve, kurse për tjetrin, i cili sipas prokurorisë, është i moshës së mitur, 24 orë.

Të dy personat dyshohen se e kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy persona të dyshuar, personi madhor është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa i mituri në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘Dhunimi’, si dhe, ndaj të njëjtëve Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.

Ulaj ka bërë të ditur se për rastin në fjalë, janë “duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me të gjitha institucionet relevante”.

Tutje, ajo ka shtuar se meqë rasti ka të bëjë me procedurë për të mitur, nuk mund të jepen informata të tjera, për shkak të ruajtjes së integritetit të të miturve në procedurë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika