Të paktën 15 të vdekur pas luftimeve në kryeqytetin irakian

Të paktën 15 persona janë vrarë ndërsa përleshjet mes forcave irakiane të sigurisë dhe mbështetësve të një kleriku të fuqishëm shiit kanë vazhduar gjatë natës në Bagdad

Posteri i liderit shiit, Moqtada al-Sadr

Të paktën 15 persona janë vrarë në përleshjet mes forcave irakiane të sigurisë dhe mbështetësve të klerikut të fuqishëm shiit në kryeqytetin, e  Bagdadit.

Zyrtarët thonë se dhjetëra të tjerë u plagosën pasi protestuesit besnikë të Moqtada al-Sadr sulmuan pallatin presidencial. Dhuna filloi pasi Sadr njoftoi tërheqjen e tij nga politika.

Blloku i tij në tetorin e kaluar fitoi shumicën e vendeve në parlament, por ai ka refuzuar të negociojë me grupet shiite të mbështetura nga Irani për ta formuar qeverinë, raporton BBC.

Si rezultat, ka pasur një vit paqëndrueshmërie politike. Luftimet në rrugë shpërthyen gjatë natës, ndërsa luftëtarët shkëmbyen të shtëna me armë zjarri. Pjesa më e madhe e luftimeve është përqendruar rreth Zonës së Gjelbër të qytetit, një zonë që strehon ndërtesa qeveritare dhe ambasada të huaja. Stafi i ambasadës holandeze u detyrua të transferohej në misionin gjerman për shkak të përplasjeve.

Zyrtarët e sigurisë thanë se një pjesë e dhunës ishte midis Brigadave të Paqes, një milici besnike ndaj Sadr, dhe anëtarëve të ushtrisë irakiane. Videot e shpërndara në mediat sociale dukej se tregonin disa luftëtarë duke përdorur armatim të rëndë, duke përfshirë granata me raketa (RPG).

Mjekët thanë se 15 mbështetës të Sadr ishin qëlluar për vdekje dhe rreth 350 protestues të tjerë u plagosën, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika