Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën, dy persona e kanë sulmuar seksualisht një grua.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë rreth orës 16:00.
Sipas raportit, dy personat e kanë futur me forcë në veturë viktimën dhe më pas e kanë ngacmuar seksualisht.
“Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të panjohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport.
Rasti është cilësuar si “Sulm seksual”.