Ukrainë: Spitalet pajisen me gjeneratorë pas ndërprerjes së energjisë elektrike

Pasi forcat ukrainase kanë filluar sulmet në qytetin e pushtuar nga Rusia Nova Kakhovka, institucionet përkatëse raportojnë se është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe ujë. Kreu i administratës civile-ushtarake në Nova Kakhovka, Vladimir Leontyev ka thënë se spitalet janë pajisur me gjeneratorë dhe furnizimi me ujë pritet të bëhet gjatë së martës së 30 gushtit

Fotoilustrim

Këtë të hënë forcat ukrainase kanë filluar një sulm në qytetin e pushtuar nga Rusia Nova Kakhovka, i cili gjendet në Ukrainën jugore. Këto sulme kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Ky lajm është bërë i ditur nga media shtetërore ruse RIA Novosti, e cila ka cituar një autoritet lokal të emëruar nga Rusia. Ky medium shtetëror ka cituar dhe kreun e administratës civile-ushtarake në qytet, Vladimir Leontyev, të ketë thënë se pasojat e sulmit “ndoshta do të jenë të tmerrshme”.

Kreu i administratës civile-ushtarake në qytet ka thënë se nuk mund të largohesh tani nga Nova Kakhovka, sepse ka pasur shumë granatime të cilat ishin të përfshira në qytet dhe afër hidrocentralit, raporton CNN.

“Ne mund të shohim zjarrin në të dy vendet,” tha Leontiev.

Vladimir Leontyev ka shtuar se pas ndërprerjes me rrymë elektrike institucionet përgjegjëse kanë pajisur spitalet me gjeneratorë, ndërsa do të fillojnë të dërgojnë ujë në mëngjesin e së martës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika