Policia e Kosovës, ka njoftuar se të martën e 30 gushti, dy persona janë arrestuar të cilët dyshohen se kanë sulmuar seksualisht një grua në Prishtinë.
Sipas njoftimi të policisë, të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për sulm seksual. A. G, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. G, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Kjo ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 28.08.2022”, thuhet në njoftim.
“Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj dy personave u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme”, vijon njoftimi.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë rreth orës 16:00, të dielën.
Sipas raportit, dy personat e kanë futur me forcë në veturë viktimën dhe më pas e kanë ngacmuar seksualisht.
“Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të panjohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport.
Rasti është cilësuar si “Sulm seksual”.