Dëmtohet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë

Përfaqësuesja e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, Lirona Zuka, për Portalin Dukagjini ka folur për sulmin e fundit të zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë. Ajo ka treguar edhe për dëmet që i kanë shkaktuar kësaj zyre, duke theksuar se sulmet e tilla nuk i kontribuojnë bashkëjetesës në këtë komunë

Përfaqësuesja e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, Lirona Zuka

Lirona Zuka, përfaqësuese e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, ka folur për dëmtimin e zyrës së këtij Këshilli. Ajo për portalin Dukagjini ka thënë se rasti i ditës së 29 gushtit të vitit 2022 nuk është rasti i vetëm, por me të bëhet rasti i tretë i sulmimit të zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Zuka ka thënë se është duke shpresuar që të tilla veprime nuk janë të nxitura politikisht dhe nuk kanë për qëllim frikësimin e komunitetit shqiptar në Medvegjë, “presim nga organet e rendit dhe sigurisë të merren me seriozisht me rastin në fjalë, që si i tillë mos të përsëritet”, ka thënë ajo.

“Provokimet dhe incidentet në Medvegjë në asnjë mënyrë nuk i shërbejnë situatës në rajon, dhe si të tilla, duhet të dënohen nga të gjithë akterët e kësaj komune”.

Më tej ajo ka treguar për dëmet e shkaktuara në zyrë, “është tentuar të hynë brenda nëpërmjet shkatërrimit të derës dhe është dëmtuar logo, pasi ajo është grisur. Për këtë është njoftuar edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)”.

Foto ilustrim, dëmtimi i zyrës

Ndërsa pyetjes se, a është ndërmarrë diçka, apo kanë mbetur vetëm si raste nën hetime, ajo i është përgjigjur,

‘I kemi informuar organet e rendit, por nuk është ndërmarrë asgjë konkrete… rastet thuhet se janë duke u “hetuar” por personat që kanë kryer këto veprime ende nuk janë gjetur”.

Ajo ka përfunduar se këto raste nuk i kontribuojnë bashkëjetesës në Komunën e Medvegjës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika