Liderët opozitarë flasin pas takimit me Kurtin

Liderët opozitarë janë prononcuar për media pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. LDK-ja ka thënë se do të mbështes vendimin për reciprocitet ndërsa Kryetari i AAK-së, Haradinaj ka thënë se Kurti duhet të kërkonte zyrtarisht që procesi i dialogut tashmë të kalojë tek Presidenti i SHBA-së, Joe Biden

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK-së





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK-ja e përkrah vendimin për reciprocitet.

Në një prononcim për media pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Abdixhiku ka thënë se Kurtit i kanë kërkuar që ky i fundit të jetë i guximshëm në dialogun me aleatët dhe veçanërisht, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Më lejoni të shfaqi qëndrimin e LDK-së , të cilin i’a tham kryeministrit. Besojmë se dialogimi i copëzuar, pjesë-pjesë i shkon në interes vetëm Serbisë. Sa më shumë që Kosova merret me marrëveshje teknike, atëherë e ushqim satus-quon. I kërkuam kryeministrit të jetë i guximshëm, të shkojë në dialog me aleatët, veçanërisht me SHBA-në dhe të kërkojë marrëveshje finale me njohje reciproke në thelb të saj, me respektim të Kushtetutës dhe respektim të integritetit territorial”, ka thënë Abdixhiku gjersa ka cilësuar ftesën e Kurtit si “të vonuar”.

Ai ka thënë se në takimin me Kurtin, atij i është kërkuar që të raportoj në Kuvendin e Kosovës, aty ku sipas Abdixhikut, një kryeministër duhet të raportoj para dhe pas takimit.

Pjesë e takimit të Kurtit me opozitën ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka thënë se AAK-ja nuk do të hezitoj asnjëherë ta ndihmojë Kosovën në një temë në përballje me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se SHBA-të kanë ndihmuar mjaftueshëm Kosovën në procesin e dialogut por rrethanat politike dhe gjeostrategjike tashmë kanë ndryshuar.

Sipas tij, Kurti duhet të kërkonte zyrtarisht që procesi i dialogut tashmë të kalojë tek Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

”Dhe tash është koha që edhe Kurti me kërkua zyrtarisht, që platformën e dialogut me kaluar tek presidentit i Amerikës, tek zotëri Biden, sepse në këtë mënyrë do të sigurohej jo vetëm arritja e marrëveshjes, por edhe garanci në implementim”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

Ndërkaq, në takim mungoi Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi. Ky i fundit nuk e ka pranuar ftesën.

Në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të LVV-së, kryeministri Kurti kishte ftuar liderët e partive opozitare për të diskutuar lidhur me takimin në Bruksel për të cilin, ka thënë se do të punojë me të gjithë. Sipas Kurtit, të pasurit dallime është e natyrshme mirëpo jo në interes të Kosovës.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika