Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon në një postim në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Twitter ka bërë të ditur se vendi i saj ka emëruar Anzhej Frangesh si të dërguar special për Ballkanin Perëndimor.
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se për këtë e ka njoftuar për të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“E informova Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Gabriel Escobar për emërimin e të dërguarit tonë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pres bashkëpunim me ju”, ka shkruar Fajon.
#BSF2022 | O imenovanju našega odposlanca za regijo #ZahodniBalkan sem obvestila namestnika pomočnika državnega sekretarja ZDA 🇺🇸 @StateDept Gabriela Escobarja. Veselim se sodelovanja. – ministrica @tfajon. pic.twitter.com/s1Fz0nf2nk
— MFA Slovenia (@MZZRS) August 30, 2022
I emëruari nga Sllovenia si emisar special për Ballkanin Perëndimor Anzhej Frangesh në vitin 2011 ka qenë në Kosovë në mision EULEX, ku për tri vjet ka punuar si Zyrtar Rajonal Ndërlidhës për Beogradin dhe Prishtinën, dhe ndërmjet 2014 dhe 2016, ai ishte i angazhuar si pjesë e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, Delegacioni i BE-së në Beograd, me fokus në dialogun Serbi-Kosovë.