Ato nuk janë aq të njohura si lule Leis – por Leis me pupla janë pjesë e një tradite Hawaii që daton 250 vjet më parë, një traditë për të cilën një familje vendase po punon shumë për ta rikthyer.
Ne e njohim Lein e Hawaii si një traditë festive në ishuj, aroma nga kurora me lule lartëson një dhomë edhe shumë kohë pasi lulet e saj janë zbehur.
Një Lei pendë, nga ana tjetër, mund të jetë pa aromë – por është e mbushur me mana (energji) e brezave të kaluar. Për Mele Kahalepuna Chun, një artiste e gjeneratës së tretë të punimeve me pupla, nga Oahu, eksplorimi i këtij arti të shenjtë Hawaii filloi në moshën pesë vjeçare, kur tutu (gjyshja) e saj filloi të ndante trashëgiminë e familjes së punimeve me pupla.
“Për mua, puna me pendë është ajo që unë jam këtu për të bërë,” tha Chun. “Kam ndjerë një detyrim ndaj gjyshes sime ta bëj këtë dhe ka qenë një bekim”.
Me rrënjët e tyre në kulturën Havajane që datojnë 1500 vjet më parë, veshjet dhe aksesorët me pendë kanë sinjalizuar prej kohësh pushtet mbretëror dhe respekt. Pendët u bënë sinonim i fuqisë, gradës dhe statusit në Hawaii. Në fakt, Leis, pelerina, kapela, helmeta dhe kahili (një shtyllë e gjatë e zbukuruar me pupla në njërën anë) mund të visheshin vetëm nga radhët e ndryshme të Ali’i-t Hawaii (kryetarët e lartë, të cilët konsideroheshin si pasardhës të perëndive) . Sa më e gjatë që ishte pelerina, aq më e lartë është grada.
Modelet dhe ngjyrat të ndryshme nënkuptonin gjithashtu klasën dhe linjën e gjakut. Kepi i famshëm i verdhë i mbretit Kamehameha, i cili sundoi Hawaiin deri në vitin 1819, ishte bërë nga ngjyra më prestigjioze e puplave. U deshën rreth 450,000 nga këto pendë të rralla të verdha (të marra nga zogu i ishullit të madh Mamo tashmë i zhdukur) për të krijuar pelerinën. Gjuajtësit e aftë kapën zogjtë, ua hoqën pendët e nevojshme, i trajtuan zogjtë me një lloj ilaqi për t’u shëruar dhe më pas i lëshuan.
Puna me pendë kërkon ende kohë sot. Nuk ka asnjë “hack”(rrugë më të shkurtë) që ka evoluar procesin. Një kurorë Lei me pendë një nga një, kërkon afërsisht 40 orë për një person ta përfundojë atë, tha Chun. Për çdo centimetër punim me pupla nevojiten 30 deri në 40 pupla, të cilat thuren së bashku.
Kjo është gjithashtu pjesë e arsyes se pse një aksesor i tillë është forma më e mirë e mirënjohjes, respektit dhe aloha (dashurisë). Edhe pse një kurorë Lei me pendë mund të kushtojë rreth 200 dhe 1000 dollarë përgjithësisht rezervohet për raste të veçanta si dhuratë. Të veshësh një pjesë të historisë është shumë më tepër se një urim, është kujtim i duarve që e kanë mbajtur gjallë këtë pjesë të kulturës.
Fillimisht rrobaqepëse, gjyshja e Chun-it mësoi artin e punimit me pupla kur asaj iu kërkua të bënte kurorë Leis me pupla në vitin 1955 për garuesit e festës kulturore të njohur si Java e Aloha-s (tani e quajtur Aloha Festivals). Por edhe deri atëherë, arti i punimit me pupla ishte në rënie. “Njerëzit do t’i thoshin tutu-s sime, ‘Ky është art që po vdes’ dhe ajo përgjigjej ‘Jo, jo, jo nëse mund ta ndihmoj’,” ka thënë Chun.
Në vitet 1970, gjatë rilindjes kulturore Hawaii-ane, kur traditat si hula (vallëzim tradicional) u ringjallën, punimet me pupla ishin pjesë e lulëzimit. Rritja e interesit për të mësuar dhe ruajtur punimet me pendë bëri që tutu e Chun-it,Mary Lou, të jepte mësim në të gjithë ishullin, duke përfshirë klasat javore në Muzeun e Bishop-it të Honolulu-s tani shtëpi e koleksionit më të gjerë të punimeve me pupla
së bashku me ekspozitat e tjera që festojnë kulturën e Hawaii-it. Në fillim të viteve 1990, Mary Lou kishte hapur dyqanin me vajzën e saj Paulette.
Chun mori përsipër biznesin familjar kur nëna e saj, Paulette, vdiq në vitin 2014. Chun dinte shumë pak për anën e biznesit të punimeve me pupla. Ajo tha se duhej të shfletonte faturat dhe librezat e çeqeve për të ndihmuar në bashkimin e operacioneve të përditshme. Gjetja e një ritmi erdhi nga heqja dorë nga stresi që vjen nga logjistika e drejtimit të një biznesi dhe kujtimi i qëllimit të saj, tha ajo.
Një kapitull i ri filloi për Chun në shkurt të vitit 2021 kur ajo u zhvendos në Na Lima Mili Hulu No’eau (që përkthehet në “duar të afta që prekin puplat”), dyqanin që hapi gjyshja e saj 30 vjet më parë. E vendosur tani në dhomën mbretërore në Waikiki Beachwalk, një hapësirë e përbashkët që përfshin një ekspozitë interaktive e zgjedhur nga Salla e Famës së Muzikës në Hawaii, Chun pranoi se duke lënë pas vendndodhjen fizike që strehonte trashëgiminë e gjyshes së saj solli lot.
“Mbyllja e dyqanit nuk do të thotë se kemi mbaruar; ne thjesht po lëviznim në një drejtim të ri,” tha Chun. “E vara foton e mamasë dhe gjyshes sime dhe thashë: “Epo, këtu është shtëpia, shpresoj t’ju pëlqejë, shpresoj t’ju pëlqejë ajo që bëjmë me të. Tani ndjej të njëjtën ndjenjë rehatie, dashurie dhe shtëpie që ndjeva në dyqanin e gjyshes sime.Njerëzit kur vizitojnë dyqanin thonë të njejtën gjë.”
Kur ajo nuk punon në gjëra të porositura, Chun jep mësim. Nxënësit e saj janë një grup i larmishëm nxënësish, që nga nxënësit e shkollave vendase që duhet të bëjnë një projekt praktik për programin e tyre të studimeve në Hawaii deri te një grup në Los Anxhelos që kanë vërtetuar të pamundurën: që puna me pendë mund të mësohet në Zoom.
Duke e zgjeruar edhe më tej shtrirjen e Zoom, Chun së shpejti do të fillojë të udhëzojë një shkollë hula në Japoni me një përkthyes, duke i ndihmuar studentët të bëjnë kurora Leis me pendë për një konkurs që do të mbahet gjatë këtij viti.
“Puna në pupla është vendi im i lumtur,” tha Chun. “Pjesa ime e preferuar është të jap mësim, të ndaj dhe të shikoj njerëzit që mësojnë. Kjo është pjesa më përmbushëse për mua.”
Chun do ta vazhdojë këtë trashëgimi deri sa nuk mundet më dhe më pas vajza e saj, pasioni i së cilës është teatri, planifikon të vazhdojë traditën familjare të ruajtjes të kulturës të Hawaii-t.
Deri atëherë, ka vetëm një gjë tjetër që Chun i premtoi nënës së saj se do ta bënte, e cila është botimi i një libri për të bërë kahili me pupla. ‘Feather Lei as an Art’ u botua nga nëna dhe gjyshja e saj dhe u fokusua vetëm në puplat Leis. Manuali i ilustruar është në prag të bërjes së një tjetër botimi falë tubimit të miqve dhe studentëve. Me Chun që vazhdon aty ku e lanë nëna dhe gjyshja, ajo po përmbush një tjetër pjesë të historisë familjare.