Bayern Munich i shmanget dënimit

Bayern Munich i është shmangur dënimit pasi kishte 12 lojtarë në fushë për 17 sekonda në fitoren 4-1 të Bundesligës kundër Freiburg, të shtunën.

Gjyqtari i katërt ka treguar numrin e gabuar në tabelë, që do të thotë se, Kingsley Coman nuk e dinte se ai duhej të dilte pas një ndryshimi të vonuar.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka thënë se, incidenti ishte nga faji i zyrtarëve dhe jo i Bayernit.

Lideri, Bayern, është nëntë pikë mbi Borussia Dortmund me gjashtë ndeshje të mbetura.

Incidenti ka ndodhur kur Niklas Sule dhe Marcel Sabitzer kanë hyrë në fushë në minutën e 86-të, ndërsa ka dalë vetëm Corentin Tolisso.

Zyrtarët janë alarmuar shpejt për ngatërresën, duke shkaktuar një vonesë të gjatë në mes të shumë konfuzioneve, gjersa është zgjidhur.

Freiburgu ka paraqitur një apel kundër rezultatit, duke u bazuar në rregullat e futbollit gjerman që deklaronin se, çdo skuadër që sjell 12 lojtarë ndëshkohet me humbjen e lojës dhe çdo pike, por, ky apel është refuzuar.

“Gjykata sportive e DFB ka vendosur që Bayern Munich nuk mund të fajësohet për futjen e një lojtari të pakualifikuar”, ka thënë DFB në një deklaratë.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika