Artila Kastrati Sada, nënë e dy fëmijëve, ishte sot mysafire në emisionin “Radar” me Edita Dolin, në Radio Dukagjini, për të kthyer 15 mijë euro, para që i tepruan nga trajtimi mjekësor që pati jashtë vendit.
Artila, nënë e dy fëmijëve, sot gëzon shëndet të plot, kjo pas ndihmës që mori nga “Radar” për tu mjekuar jashtë vendit.
Sëmundja e saj ishte akute dhe kërkonte trajtim të shpejtë e të shtrenjtë mjeksor jashtë vendit. Si çdo herë, të shpejtë dhe të bashkuar ishin ushtarët e Radarit, të cilët për 24 orë mblodhën hiq më pak se 38 mijë euro.
Nga këto të holla, Artila kurseu 15 mijë euro dhe sot i solli në “Radar” në RTV Dukagjini, mjete që sigurisht do të ndihmojnë ndonjë rast tjetër.
Dhe “Radar” vazhdon me misionin humanitar. Me mjetet e mbetura do të ndihmohet dhe rasti i Bukurije Bytyqit, një dëgjuese e Radio Dukagjinit dhe raste të tjera që fatkeqësisht janë në numër të madh.