Osmani kërkon mbështetje nga Çekia për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Presidentja Vjosa Osmani ka adresuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe avancimin e agjendës evropiane të Kosovës në mandatin e Çekisë, e cila aktualisht udhëheq me presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me kryetarin e Senatit Çek, Milosh Vystrçil

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në Çeki, është takuar me kryetarin e senatit çek, Milosh Vystrçil.

Gjatë këtij takimi, Osmani ka adresuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe avancimin e agjendës evropiane të Kosovës në mandatin e Çekisë, e cila aktualisht udhëheq me presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

“Kosova ka nevojë për rrugë të qartë drejt BE-së gjatë Presidencës Çeke. Mbështetja për procesin e liberalizimit të vizave duhet të jetë në agjendë, sepse është një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Po ashtu, presidentja Osmani ka kërkuar edhe përkrahjen e senatit çek për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që parlamentarët luajnë në këtë proces, sidomos në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me kryetarin e Senatit Çek, Milosh Vystrçil

“Presidentja Osmani ka diskutuar me kryetarin Vystrçil për rëndësinë e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe e më pas në NATO”, vijon njoftimi.

Në takim me kryetarin Vystrçil, Osmani ka theksuar se Kosova e konsideron Republikën Çeke si aleate të rëndësishme, me të cilën ndajnë vlera dhe vizion të përbashkët për paqe, prosperitet dhe integrim euroatlantik.

Të dy janë pajtuar për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale, sikurse edhe në forcimin e diplomacisë parlamentare ndërmjet dy vendeve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika