Rrahman Jasharaj, kryetari i SBAShK-ut, në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën e 31 gushtit, ka njoftuar se nesër nuk do të ketë mësim dhe se greva do të vazhdojë.
“Nesër është 1 shtatori dhe po të kishim angazhim të sinqertë të shtetit tonë nesër do të kishim fillim të vitit shkollor”, ka thënë Jasharaj.
Kryetari i SBAShK-ut ka shtuar se, meqenëse mungon dialogu mes Qeverisë dhe mësimdhënësve greva do të vazhdojë, derisa qeveria të fillojë realizimin e kërkesave të tyre.