BE do të pezullojë marrëveshjen e vizave me Rusinë

Bashkimi Evropian në samitin e ministrave të jashtëm të BE-së të mbajtur në Pragë ka marrë vendim që të mos vendos një ndalim të përgjithshëm për vizat ruse, por ka rënë dakord të pezullojë një marrëveshje e cila lehtëson lëshimin e vizave

Ilustrim

Bashkimi Evropian ka votuar për të mos vendosur një ndalim të përgjithshëm për vizat ruse, por ka rënë dakord të pezullojë një marrëveshje e cila lehtëson lëshimin e vizave.

Kështu ka thënë ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se vendimi është marrë në samitin e ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë.

Szijjarto ka theksuar se Hungaria, së bashku me disa vende të tjera anëtare, kanë kundështuar ndalimin e vizave ruse.

“Nuk do të ketë një ndalim të përgjithshëm të vizave të vendosura për qytetarët rusë,”. Disa shtete anëtare kanë ngritur zërin kundër kësaj, duke përfshirë edhe mua”, ka shtuar ai.

Më tej ka vijuar se marrëveshja e cila lehtëson lëshimin e vizave do të pezullohet me mbështetjen e shumicës, raprton BBC.

Vendet lindore dhe nordike mbështesin me forcë ndalimin e turizmit, ndërsa Gjermania dhe Franca kanë paralajmëruar bashkëmoshatarët e tyre se do të ishte kundërproduktive, duke thënë se rusët e zakonshëm duhet të lejohen ende të hyjnë në Perëndim.

Szijjarto njoftoi gjithashtu se Hungaria ka nënshkruar një marrëveshje me Gazprom të Rusisë për dërgesat shtesë të gazit nga 1 shtatori.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika