Janë deleguar gjyqtarët që do drejtojnë ndeshjen e 28 në Superligën e Kosovës, në futboll.
Gjyqtari kryesor në ndeshjen e së shtunës ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit do të jetë Dardan Çaka.
Fatlum Berisha dhe Meriton Berisha do të jenë asistentët e tij.
Ndeshjen Ulpiana – Llapi do ta drejtojë Genc Nuza me asistentë Lumturije Muhadri dhe Hekuran Osmani. Mervan Bejtullahu është caktuar në VAR.
Erdall Zasella do të drejtojë ndeshjen Prishtinë- Malishevë. Ndërkaq, delegimet e tjera të gjyqtarëve janë si më poshtë: