Mbushja e derivateve dhe menaxhimi i saktë i shpenzimeve nuk ka qenë asnjëherë më i lehtë.
Kompania e njohur e derivateve Petrol Company, tash e një kohë në treg ka sjellë një aplikacion të sofistikuar për celular, i pari i këtij lloji në vend ku çdo klient mund të menaxhojë dhe planifikojë shpenzimet për derivate.
Poashtu të shikojë historinë e blerjeve në litra dhe euro, historinë e kursimeve si dhe mund të përcjellë çdo aktivitet të kësaj kompanie.
Ndërsa tash së fundmi, Petrol Company në këtë aplikacion ka shtuar opsionin e skanim-it automatik, ku të gjithë klientët pasi të skanojnë çdo blerje, fitojnë zbritje jo vetëm në derivate por edhe në restorantet “BeHappy” dhe marketet “OneStopShop”.
Derisa çmimet e derivateve janë vazhdimisht duke u rritur, Petrol Company vazhdon të mbetet lider me çmimet më të ulëta në treg.
Petrol Company furnizohet ekluzivisht nga Hellenic Petroleum SA (Hellenic Petroleum) nga Greqia, një kompani e integruar e naftës dhe gazit e cila përpunon, furnizon dhe tregton produkte të naftës dhe gazit natyror.
Furnizimi nga një kompani e tillë bën që nafta e Petrol Company të jetë shumë cilësore.
Të gjithë ata që dëshirojnë të kursejnë kohë dhe të kenë një plan të mirë të menaxhimit dhe të fitojnë zbritje, mund të shkarkojnë aplikacionin në dy sistemet operative Android dhe iOS në linqet e mëposhtme.