Shtatë shtete planifikojnë rritje të prodhimit të energjisë elektrike nga era

Finlanda, Suedia, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia dhe Danimarka janë shtetet të cilat kanë premtuar që do të rrisin prodhimin e energjisë së erës. Septeti ka rënë dakord që të prodhojë 20 gigavat energji të erës deri në vitin 2030, e cila konsiderohet e mjaftueshme për të furnizuar me energji elektrike 20 milionë familje

Ilustrim

Finlanda, Suedia, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia dhe Danimarka janë zotuar për një rritje shtatëfish të prodhimit të energjisë elektrike nga era.

Ky vendim ka për qëllim heqjen e rajonit nga varësia e gazit natyror rus.

Septeti ka rënë dakord të prodhojë 20 gigavat energji të erës deri në vitin 2030, e mjaftueshme për të furnizuar me energji elektrike 20 milionë familje.

Ndërkaq kapaciteti aktual i rajonit është nën 3 gigavat.

Sipas planit, deri në 1 mijë e 700 turbina të reja me erë në det të hapur do të prodhonin energji ekuivalente me pothuajse 20 termocentrale bërthamore.

“Ne do të jemi gjithmonë në rrezik nëse jemi të varur nga karburantet fosile dhe kjo është arsyeja pse duhet të përshpejtojmë tranzicionin e gjelbër, erën në det të hapur, hidrogjenin e gjelbër e kështu me radhë”.

“Unë jam i bindur se nëse punojmë së bashku, ne mund t’i arrijmë këto qëllime. Por ne duhet ta bëjmë atë më shpejt, më lirë, tani”, ka thënë kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, raporton euronews.

Ndërsa udhëheqësi polak Mateusz Morawiecki ka theksuar se siguria e energjisë është “më e rëndësishme se transformimi i energjisë”.

“Nuk ka transformim energjetik pa siguri energjetike. Për një kohë të gjatë, çmimi i ulët i gazit rus ose gazi i lirë rus, duhet ta vendos me presje të përmbysur, ka qenë vlera më e rëndësishme për shumë vende dhe çmimi real për gazin e lirë sot është gjaku i Ukrainës”, ka shtuar Morawiecki.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika