Gashi për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Nuk ka asgjë të re, është marrëveshje e vitit 2011

Gashi ka insistuar se implementimi i marrëveshjes së dokumenteve për hyrje-dalje nuk është diçka për t’u mburrur dhe se në qoftë se Kryeministri Kurti do ta kishte mbështetur marrëveshjen në kohë, sipas tij, vendi do të mund të ishte në rrethana të tjera. Mirëpo, me këtë nuk janë pajtuar të gjithë analistët

Dardan Gashi, analist





Analisti Dardan Gashi ka thënë se marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë nuk është asgjë e re, por vetëm zbatim i marrëveshjes së vitit 2011.

I ftuar në Debat PlusRTV Dukagjini, krahas analistëve, njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe anëtares nga radhët e PSD-së, Gashi ka insistuar se implementimi i dokumenteve nuk ka asgjë për t’u mburrur.

Sipas tij, edhe nga Kryeministri Kurti, edhe nga Presidenti i Serbisë, Vuçiq nuk është referuar si marrëveshje e re, por si implementim.

“Në kohën kur Kurti i shante këto marëveshje në qofë se i kishte përkrahur, ndoshta kishim ec përpara”, ka thënë Gashi gjersa ka theksuar se Kurti dikur i frenonte këto çështje, ndërsa sot i duken shumë në rregull.

Ai e ka cilësuar këtë sikurse “një ngrohje e gjellës”, për të cilën, Kurti mundet të shpallë fitore sa herë të dojë.

Sipas analistit Ylli Hoxha, Qeveria Kurti ka përfituar nga dy qeveritë paraprake, nga ajo e Thaçit dhe Mustafës, mirëpo për dallim nga ta, sipas Hoxhës, Kurti ka vendosur ta zbatojë atë.

“Një fenomen i rëndësishëm që duhet diskutuar është se Kurti ka provuar të bëjë diçka që se kanë bërë qeveritë e kaluara, ta imponojë një vendim që përfshin gjithë territorin e Kosovës. Kurti ka thënë e kam vendosmërinë për ta bërë këtë dhe kjo vendosmëri i është shpaguar”, ka thënë ai.

Arbnor Sadiku, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë se tashmë është publike se Qeveria Kurti ka ndryshuar qëndrimet të cilat i mbante dikur.

“E dimë që marrëveshja e arritur nga zëvëndëskryeministrja të kohë znj. Tahiri ka qenë e mirë duhet t’ia japim kreditë për atë, mirëpo nuk është e zbatuar në praktikë. Fatmirësisht, kjo qeveri në momentin që ka ardhur po e zbaton pas diskutimit me palën serbe në Bruksel”, ka thënë ai.

Teuta Rrusta nga Partia Socialdemokrate (PSD)

Rrusta: Këto marrëveshje nuk sjellin integrim

Teuta Rrusta nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e cila sipas saj, po konsiderohet si marrëveshje për normalizim të marrdhënieve në mes të të dyja vendeve, nuk sjell integrim, paqe dhe njohje reciproke në mes vendeve.

E ftuar në Debat Plus në RTV Dukagjini, Rrusta ka replikuar analistin Ylli Hoxha, sipas të cilit, kryeministri Kurti ka arritur qëllimet e tij për implementimin e marrëveshjeve për reciprocitet.

Sipas Hoxhës, Kryeministri Kurti për dallim nga qeveritë e kaluara ka zbatuar pikën tre(3) të dokumentit dhe si rrjedhojë, ky vendim i tij ka sjellë situatën e dokumenteve të lëshuara në kufi nga të dyja vendet.

“Kaq është arritje. E madhe apo e vogël qoftë”, ka thënë Hoxha.

Sipas Rrustës, nga marrëveshja, e cila sipas saj, po konsiderohet sikurse “marrëveshje për normalizim” në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet parë se çka po normalizohet në të vërtetë, ka pyetur ajo.

“Çka mundemi të detektojmë është se sado këto marrëveshje po konsiderohen sikurse marrëveshje për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë duhet parë se çka po normalizojmë se ndonjëherë duket gjë e mirë që nuk ka konflikt, por ne jemi duke normalizuar disa konflikte që janë duke na kaluar nën urë, pa i dalluar”, ka thënë ajo.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika