Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, për ta shikuar nga afër se a po respektohet marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, për lëvizje të lirë.
Marrëveshja parasheh që implementimi i saj të fillojë më një shtator të këtij viti, ku do të mundësohet lëvizja e lirë përmes letërnjoftimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gazetarët e RTV Dukagjinit të cilët janë në terren e kanë konfirmuar se marrëveshja po respektohet.
Kjo marrëveshje ishte arritur në vitin 2011, por deri më tani nuk ishte implementuar.
Ministri i Punëve të Brendshme gjatë ditës së mërkurë kishte folur edhe për mundësinë që Serbia të mos e respektojë marrëveshjen e fundit për lëvizje të lirë. Sipas tij, nëse kjo ndodh, Kosova do të vazhdojë ta implementojë masën e reciprocitetit dhe të lëshojë dokumente për hyrje-dalje, për shtetasit serbë.
Sveçla: Marrëveshja e fundit për lëvizje të lirë me Serbinë nuk ka tekst