Kurti: Kombin tonë po e përbashkon kjo Abetare unike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa është shprehur i lumtur për përurimin e Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, ka thënë se përbashkimi është i domosodoshëm për të mirën e gjithmbarshme të kombit për ecjen e tij përpara

Kryeministri Albin Kurti në përurimin e Abetarës së përbashkët, Gjakovë 01.09.2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përurimit të Abetarës së përbashkët Kosovë-Shqipëri, ka thënë se në këtë ditë kombin shqiptar e përbashkon edhe kjo Abetare.

Gjatë fjalimit të tij, kreu i ekzekutivit ka theksuar se fati i shkollës shqipe ka qenë i lidhur ngushtë me fatin e kombit.

Sipas tij, raporti në mes të gjuhës dhe kombit “është historik”, sepse siç thotë Kurti nëpërmjet gjuhës është mësuar në mënyrë të drejtë dashuria për kombin.

“Nga sot fëmijët tanë anembanë viseve të banuara me shqiptarë do ta mësojnë si Abetare e përbashkët dhe unike. Sot kombin tonë e përbashkon edhe kjo Abetare. Një brez i ri shqiptar po fillon rrugën e dijes me Abetaren e përbashkët unike. Kështu po materializohet frymëzimi i trashëguar ndër breza që na ka mbajtur të lidhur gjithmonë”, është shprehur Kurti.

Kryeministri Albin Kurti në përurimin e Abetarës së përbashkët, Gjakovë 01.09.2022

Kryeministri Kurti, po ashtu, ka potencuar se duke u bashkuar mund të shtyhen përpara interesat e përbashkëta.

“Vetëm bashkë, krah për krah me njëri-tjetrin mund t’i shtyjmë përpara interesat tona për zhvillim e përparim në çdo fushë. Fëmijëria është koha kur mbjellet edhe dija edhe morali, ngase mbresat e viteve të para të jetës janë të vetmet që koha nuk do të mund t’i zhdukë kurrë”.

“Udha e shkronjave që na solli deri këtu është e gjatë dhe e vështirë, u qoftë e mbarë rruga e diturisë të gjithë juve vajza e djem që do të mësoni ABC nga ky libër me përplot diell brenda fletave të tij”, shtoi ai.

Kurti ka thënë se përbashkimi është i domosodoshëm për të mirën e gjithmbarshme të kombit për ecjen e tij përpara.

“Sikurse në periudha të ndryshme historike, kur prijësit tonë u bënë bashkë dhe ndërtuan kalimit prej ndjenjës së fuqishme identitare të vetëdija e lartë kombëtare, jemi ne që tani duhet ta vazhdojmë jetësimin e idesë politike në programe e politika zhvillimore në aktivitete të përbashkëta edukative e arsimore”, shtoi ai.

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Në anën tjetër, kreu i qeverisë ka thënë se në ditë si këto duhet kujtuar puna e sakrifica e të gjithë atdhetarëve, intelektualëve të pathyeshëm, albanologëve të pakompromis, studiuesve, mësimdhënësve, kontribuesve të parezervë, grave e burrave që në kohë më të vështira e ruajtën gjuhën shqipe, “pasurinë tonë të përbashkët”.

“Jam i lumtur që sot kemi në duar këtë Abetare për të gjithë u zotuam në marrëveshjen e mbledhjes së përbashkët midis dy qeverive tona në nëntor të vitit të kaluar”.

Ndërkohë, Kurti ka njoftuar se bashkë me institucionet përkatëse në Shqipëri, kanë përgatitur edhe tekstin e nivelit të parë, Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, dedikuar fëmijëve në mërgatë e që do të shpërndahet gjatë këtij muaji, në shtator.

Botues të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri janë shtëpitë botuese, ‘Dukagjini‘ në Kosovë dhe ‘Pegi’ në Shqipëri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika