Raporti i OKB-së akuzon Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut në Xinjiang

Ndalimi nga Kina i ujgurëve dhe grupeve të tjera etnike kryesisht myslimane në rajonin e saj veriperëndimor të Xinjiang-ut mund të ketë qenë krime ndërkombëtare – duke përfshirë “krime kundër njerëzimit” – sipas një raporti shumë të vonuar të Kombeve të Bashkuara të publikuar të enjtën e 1 shtatorit, i cili tashmë ka shkaktuar një përgjigje të zemëruar nga Pekini

Në raportin nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka thënë se kanë gjetur “shkelje serioze të të drejtave të njeriut” në strategjitë e “kundër-terrorizmit” të qeverisë kineze që synojnë ujgurët dhe myslimanët e tjerë në Xinjiang.

Ligjet e anti-terrorizmit në Kinë ishin thellësisht problematike, dhe nga raporti janë ngritur shqetësime për “torturë ose keqtrajtim”, në kampe të parapurgimit, në të cilat Kina i referohet si “Qendrat e Arsimit dhe Trajnimit Profesional”.

Nga ai raport është kërkuar që qeveria e Kinës, të hetojë shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut në kampet e paraburgimit dhe të kryejë një rishikim të plotë të fushës së veprimit të ligjeve të saj anti-terror.

Një raport gjithashtu ishte dërguar edhe në vitin 2017, pak para se Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, të përfundonte mandatin e saj katërvjeçar.

Në përgjigjen e saj zyrtare, Kina e hodhi poshtë me zemërim raportin, duke thënë se ai bazohej në “dezinformim dhe gënjeshtra të fabrikuara nga forcat anti-kineze”, shkruan Forbes.

Qeveria kineze është akuzuar për ndalimin arbitrar të grupeve etnike kryesisht myslimane të Xinjiang-ut në kampe ku thuhet se përballen me tortura, punë të detyruar dhe abuzim seksual, sipas dokumenteve të zbuluara dhe imazheve satelitore.

Këto gjetje kanë nxitur disa vende perëndimore, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Kanadanë dhe Bashkimin Evropian, të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve dhe bizneseve kineze për përfshirjen e tyre të supozuar në abuzimet në Xinjiang.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika