Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se është mirë të shohësh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po arrin t’i trajtojë qytetarët në veri në mënyrë transparente.
Von Cramon ka shtuar se të gjithë duhet të komunikojnë me qytetarët për t’i ulur boshllëqet në shoqëri dhe sfidat ndëretnike.
“Mirë për të parë kryeministrin e Kosovës që po arrin të trajtojë në mënyrë transparente qytetarët në veri. Ne të gjithë duhet të komunikojmë me qytetarët tanë për të ulur boshllëqet në shoqëri, por edhe për të ulur sfidat ndëretnike”, thuhet në postimin e Von Cramon-it në Twitter.
Sipas raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, vetëm kështu mund të ndërtojnë besim të ndërsjellë në të gjithë Kosovën.