Vitin e kaluar administrata ka ngritur operacionin “Aleatë Mirë se vini”, e cila ishte një përpjekje e qeverisë për t’i rivendosur afganët në Shtetet e Bashkuara.
Pasi u është ofruar kjo mundësi, deri më tani rreth 86.000 shtetas afganë janë zhvendosur në SHBA. Administrata po dyfishon rrugët ekzistuese të emigrantëve, si vizat speciale të emigrantëve (SIV) dhe programin e pranimit të refugjatëve, për t’i ndihmuar afganët e interesuar për të shkuar në SHBA.
Zyrtari i lartë i administratës, ka thënë për CNN se “Ky angazhim nuk ka një datë përfundimi – angazhimin për të rivendosur aleatët tanë afganë”.
Sipas një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit, që nga korriku kishte më shumë se 74,000 aplikantë në tubacionin SIV, dhe më shumë se 16,000 prej të cilëve, kishin dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara për miratimin e Shefit të Misionit.