Fillon procesi mësimor në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se të enjten ka filluar procesi mësimor në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Qendra Korrektuese e burgut të Dubravës





“Në Shkollën e Mesme Teknike ‘Rudina’ në Qendrën Korrektuese Dubravë, e cila vepron si paralele e ndarë e Shkollës së Mesme Teknike, ‘Mithat Frasheri’ në Gurrakoc, ka filluar procesi edukativo arsimor i gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2021/22”.

Kështu thuhet në njoftimin publik të Shërbimit Korrektor të Kosovës, i cili ka bërë të ditur se janë tetë drejtime, të cilat mund t’i ndjekin të burgosurit.

“Për të vazhduar shkollimin, ka pasur një interesim të mirë të të burgosurve, të cilët do të ndjekin mësimet në këto drejtime, Makineri – Saldues- Metalpunues, Makineri – Automekanik, Makineri – Instalues i  Ngrohjes e Klimatizimit dhe Ujësjellësit”, thuhet në njoftim.

Qendra Korrektuese e burgut të Dubravës

“Bazuar në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, çdo person i dënuar ka të drejtë në shkollim fillor dhe të mesëm në pajtim me ligjin për arsimin, andaj SHKK së bashku me MASHT-in janë kujdesur për krijimin e kushteve sa më të mira për mësim, duke i pajisur  nxënësit me tekste dhe materialet e nevojshme shkollore, etj”, vijon njoftimi.

Në njoftim, po ashtu, thuhet se Shërbimi Korrektues i Kosovës, në përshtatshmëri me ligjet e Kosovës “synon të korrektojë dhe risocializojë të burgosurit, duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin”.

Ndërkaq, në shumicat e shkollave publike, me vendim të Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës, ka vazhduar greva, me kërkesë kryesore që deri sa të miratohet ligji i ri i pagave, t’u procesohen mësimdhënësve nga 100 euro.

Si kundërpërgjigje ndaj grevistëve, Qeveria e Kosovës ka kërkuar listat e atyre punëtorëve që nuk kanë dalë në punë, në mënyrë që të mos u paguhen ditët në të cilat ata nuk punojnë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika