Ylli i pop muzikës, Dua Lipa, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka shprehur mbështetjen e saj ndaj protestës së mbajtur të mërkurën, protestë e cila ka ardhur si rrjedhojë e raportimeve të shpeshta të dhunimit seksual ndaj vajzave dhe grave, në veçanti, të rastit të dhunimit së 11-vjeçares, nga pesë burra në Prishtinë.
Ajo këtë mbështetje e ka bërë të ditur nëpërmjet një foto ku shihen protestuesit me një panakartë ku shkruan “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”.
Gjithashtu, “Boll ma”, “Përdhunuesit në burg”, “Nuk ka dështu nana, ka dështu shteti”, “Bashkohuni kundër dhunës”, “Bashkohuni kundër pedofilisë”, ishin disa nga pankartat që protestuesit i mbanin në duar gjatë protestës.
Në këtë protestë pjesë marrës ishin mijëra njerëz, duke përshirë edhe fytyra publike e pjesëtarë të shoqërisë civile.
Protestuesit patën edhe tri kërkesa për institucionet. Kërkuan krijimin e mekanizmave efektiv për trajtimin me dinjitet për të mbijetuarat e dhunës seksuale, trajtimin e drejtë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për abuzuesit si dhe legalizimin dhe përdorimin e gazit irritues për vetëmbrojtje.
Protesta kundër dhunimit seksual – “Boll ma”, “Prokuroria i ka duart me gjak”