Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të premten e dy shtatorit ka informuar se nga 486 testime, 67 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë vdekje nga pandemia.
Në raport thuhet se janë shëruar 203 qytetarë.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 885.
Kurse sa i përket të vaksinave, thuhet se 17 persona janë vaksionuar.
Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë, janë dhënë 1 milion e 835 mijë e 597 doza të vaksinës.
Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 147 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 525 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 010 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 723 të tjerë, dhe kështu duke e kapur numrin prej 1.835.597 të dozave të administruara.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.